Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu sot e ka shpallur në kërkim ministrin e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliun.

Musliu ka vendosur një fotografi të Veliut në vendin ku ulet, pasi që nuk po merr pjesë në seanca dhe i ka lutur të gjithë ata që e shohin që t’i tregojnë se e ka obligim të shkojë për punët e tij në Kuvend.

Lideri i Aleancës për Ardhmerinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka dhuarar gjak për nderë të 28 nëntorit. Ai këtë e ka bërë të dirur përmes rrjeteve sociale

28 Nëntori na kujton Gjergj Kastriotin, pavarësinë e Shqipërisë, ditëlindjen e Komandantit Legjendar Adem Jashari, daljen publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe luftën heroike të saj, gjakun e sakrificën e popullit shqiptar ndër shekuj.

Kur janë në pyetje festat, deputetët e Kosovës si duket i harrojnë dallimet politike. Këtë e dëshmon edhe një fotografi e publikuar nga deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj në Facebook, i cili është fotografuar me deputetët e PDK-së, Blerta Deliu, Hajredin Kuci dhe Fatmir Xhelili.

Ka vdekur nga Covid-19 avokati i njohur nga Kosova, Muhamet Shala.

Lajmi për ndarjen e tij nga jeta është bërë nga familjarët e tij përmes rrjeteve sociale.

Po ashtu është bërë e ditur se varrimi i të ndjerit do të bëhet sot vetëm në prani të familjarëve të ngushtë.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka bërë të ditur se nuk ka paralajmëruar dorëheqje nga ky posti. Ai përmes një njoftimi për media ka thënë se informacionet të cilat po qarkullojnë nëpër mediat për dorëheqjen e Kryeministrit janë të pa vërteta.