Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka bërë të ditur se në Kosovë janë regjistruar edhe 77 raste të reja me COVID-19, pas testimit të 649 mostrave, raporton GazetaBlic. Në një postim në Facebook, Zemaj ka bërë të ditur se gjatë 24-orëve të fundit në Kosovë s’është konfirmuar asnjë rasti i vdekjes si pasojë e virusit korona.

Lajçak: Kushtetuta nuk është Bibël – Kosova duhet ta ndryshojë atë për Asociacionin

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se konkluzioni i tij nga bisedimet në Beograd dhe Prishtinë është se procesi i dialogut vazhdon dhe se gjithçka duhet të përmbushet siç është rënë dakord.

Emisari i posaçëm i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, është duke mbajtur konferncë për media në përfundim të vizitës së tij treditore në Kosovë, gjatë të cilës takoi liderët shtetërorë, institucionalë dhe partiakë.Lajçak tha se BE-ja është duke e negociuar një marrëveshje gjithëpërfshirëse mes Kosovës dhe Serbisë, e cila, sipas tij, ka për qëllim t’i përmbyll të gjitha çështjet e mbetura një herë e përgjithmonë.