Një person i prekur me Covid-19 ka vdekur, 130 raste të reja janë konfirmuar, ndërsa 71 persona janë shëruar nga Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Rastet pozitive sipas Institutit janë nga: komuna Prishtinë 52 raste, komuna Gjilan 16 raste, komuna Mitrovicë 8 raste, komuna Podujevë 8 raste, komuna Prizren 6 raste, komuna Dragash 5 raste, komuna Fushë Kosovë 5 raste, komuna Gjakovë 5 raste, komuna Pejë 4 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Malishevë 3 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Istog, Lipjan, Skenderaj dhe Suharekë.

Delegacioni u përqendrua në fillimin e studimit të fizibilitetit për liqenin e Ujmanit dhe krijimin e lidhjeve më të mira në tregun e energjisë në Ballkanin Perëndimor.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, zëvendës ndihmësi kryesor i Sekretarit për Energji të Shteteve të Bashkuara, Matthew Zais dhe drejtori menaxhues i zyrës rajonale të Korporatës Ndërkombëtare të Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Financiar, John Jovanoviç, thanë se zbatimi i marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është përparësi e administratës amerikane.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot ndau urdhrin “Hero i Kosovës” për dëshmorët Sejdi Osmani, Xhevat Osmani e Muhamet Gashi dhe për bashkëluftëtarin e Shaban Polluzhës, Qerim Kocën.

“Sot, urdhrin  Republika e Kosovës është e arritur e shumë brezave të familjeve atdhetare, që dhanë gjithçka për lirinë dhe krijimin e shtetit tonë.

Reagon ambasadori Qëndrim Gashi:”Shpërndava artikullin pa ndonjë censurim dhe qëllim.Unë jam ambasdor i të gjithëve pa dallim feje”

Sot ka reaguar në profilin e tij në facebook ambasadori i Kosovës në Francë Qëndrim Gashi pas një sërë ofendimesh dhe kritikash drejtuar tij.