Alsat mëson se ndaj Bujar Osmani do të ngrihet kallëzim për kundra vajtje për shkelje të ligjit për qarkullim rrugor. Bujar Osmani shihet në një video që publikoi vetë në profilin e tij në Facebook teksa flet në telefon gjatë lëvizjes me automjet si dhe kalimin më vijë të plotë.

Një kamion dhe një veturë e tipit Golf kanë rënë në një kanal në hyrje të Kumanovës, ku po kryhen punime ndërtimore. Sipas njoftimit të policisë, mbrëmë në orën 23:00 nëpunësit policor në autostradën Kumanovë-Tabanoc, i kanë dhënë shenjë ndalimi automjetit transportues “DAF” me targa të Shkupit me gjysmërimorkio, por shoferi nuk i është bindur urdhërit të policisë rrugore dhe ka refuzuar të ndalojë makinën, duke përfunduar në një kanal në rrugën “Zhelezniçka” para fshatit Çerkez.

Katica Janeva kërkon të lirohet nga paraburgimi në Shutkë. Ajo garanton se nuk do të arratiset dhe ofron si garanci apartamentet e vajzës dhe të birit dhe një apartament tjetër të një familjari të ngushtë .Ish- prokurorja speciale kërkon një masë më të butë për shkak të përkeqësimit të shëndetit në burgun Shuto Orizar në Shkup.

Aleanca për Shqiptarët kanë kërkuar që vendi të ketë tetë njësi zgjedhore, sepse partitë nuk mund të kenë kontroll në të gjithë vendin gjatë procesit zgjedhor dhe se ato dyshojnë se mund të ngritet censusi në mënyrë artificiale atje ku nuk ka kontroll.

Anëtari i lartë i BDI-së, Izet Mexhiti ka theksuar se tani nuk është koha që vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Ai në emisionin “Click Plus” në TV21 nënvizoi se prioritet për Maqedoninë e Veriut është përmbyllja e procesit të anëtarësimit në NATO në dhjetor ose në shkurt, varësisht nga pritjet nga Spanja, e cila nuk ka zgjedhur Qeverinë e re.