COVID-19: 1 mijë e 333 raste aktive në Kosovë

Në Kosovë numri i rasteve pozitive me COVID-19 ka arritur në 16 mijë e 502.

Bazuar në shifrat e publikuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike është gjithsej 14.519 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.333.

Agjencia për Regjistrim Civil e Ministrisë së Punëve të Brendshme, sot edhe zyrtarisht ka filluar të ndajë patentë-shoferët ndërkombëtarë.

Në ceremoninë e shpërndarjes morën pjesë: Bajram Gecaj, shefi i Kabinetit të Ministrit të Punëve të Brendshme dhe drejtori i përgjithshëm i Agjencisë për Regjistrim Civil(ARC),  Bekim Hoxha.

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, përkatësisht Senati i UP-së ka mbajtur takim më 7 tetor, që për shkak të pandemisë COVID-19, procesi mësimor (ligjëratat, mësimi klinik, ushtrimet laboratorike dhe numerike apo mësimi nga fusha e arteve) të mbahet në formë të kombinuar (fizike ose online).

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, mori pjesë në takimin e nivelit të lartë konsultativ, me temë “Fuqizimi ekonomik si parakusht i parandalimit të dhunës në familje dhe dhunës në baza gjinore”, të organizuar nga Agjencia për Barazi Gjinore në kuadër të Zyrës së Kryeministrit në bashkëpunim me Qendrën Kosovare për Studime Gjinore.