Nesër nga ora 10:00 banorët e zhvendosur të fshatit Hade do të protestojnë për qështjen e mos realizimit të punësimit në KEK.

Avni Grajqevci Përfaqësues i banorëve për portalin Rtv21.tv tregoi se kjo protestë pritet të mbahet deri në orën 11:00.

Policia e Kosovës ka publikuar sot statistikat e përgjithshme për aksidentet, arrestimet dhe gjobat e shqiptuara në trafik gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas policisë, në rrugët e Kosovës vetëm gjatë ditës së diel kanë ndodhur 28 aksidente komunikacioni, një me fatalitet, 12 me të lënduar dhe 15 të tjera vetëm më dëme materiale, shkruan rtv21.tv.

Sot bëhen dy vjet që kur ndërroi jetë veprimtari i çështjes kombëtare, Adem Demaçi, i njohur si Mandela i Kosovës.

Me prejardhje nga fshati Lupq i Podujevës, Demaçi u lind më 26 shkurt 1936 në Prishtinë, ndërsa më 26 korrik të vitit 2018 ndërroi jetë.