Një grup nxënësish, teksa po prisnin autobusin, jajë sulmuar nga një njeri me thikë, në jug të Tokios.

Nga sulmi kanë mbetur të lënduar 18 persona, ndërsa dy prej tyre kanë vdekur.

Viktimat janë një vajzë 12 vjeçare dhe një 39-vjeçare, informon dritare.net

I dyshuari, një 50-vjeçar, thuhet se pas sulmit ka goditur dhe veten në qafë, ndërkohë që u arrestua nga policia. Por tashmë dhe ai ka ndërruar jetë.

Motivi i sulmit është ende i paditur. Policia ka gjetur dy thika në vendin e ngjarjes.

Nga 18 të plagosurit, raportohet se 16 janë nxënës shkolle./E.B-dritare.net

Flash Lajme

Më të lexuarat