Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka caktuar 29 majin si Ditën Ndërkombëtare të Paqeruajtësve të OKB-së.

Kjo ditë ka për qëllim të nderojë paqeruajtësit që kanë humbur jetën për kauzën e paqes, si dhe nderimin e gjithë burrave e grave, të cilët vazhdojnë shërbimin në operacionet e OKB-së me profesionalizëm të lartë, përkushtimin dhe kurajo.

Që nga themelimi i misionit paqeruajtës në vitin 1948, rreth 3200 ushtarë, policë dhe staf civilë, kanë humbur jetën në shërbim të paqes, si pasojë e aksidenteve, dhunës, apo sëmundjeve të ndryshme në disa vende.

Kjo ditë përdoret për të forcuar lidhjet  mes  paqeruajtësve dhe komunitetit ku ata shërbejnë.

e.t./dita

Flash Lajme

Më të lexuarat