Kosova shpall “non grata” diplomatin Rus Mikhail Krasnoshchenkov, punonjës i Misionit të Kombeve të Bashkuara  i cili u arrestua gjatë operacionit në veri të Mitrovicës për tu liruar më pas.

“Sot, kam kërkuar nga Ministria e Punëve të Jashtme që në bazë të kompetencave kushtetuese dhe ligjore të shpallim shtetasin rus z.Mikhail Krasnoshchenkov si person “Non Grata”, ka deklaruar Haradinaj.

Ky vendim ka hyrë në fuqi, sot nga 31 maj 2019.

Kryeministri Haradinaj thotë se vendimi është marrë për shkak të veprimeve të shtetasit rus kundër rendit kushtetues të Kosovës, vlerave universale, paqes dhe stabilitetit.

Ai i bën thirrje Përfaqësuesit të Posaçëm të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, të respektojë vendimin.

Më herët zëvendëszëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB, Fahran Haq sqaroi se detajet lidhur me incidentin janë ende nën hetim.

“Në këtë fazë, bazuar në të dhënat e një vlerësimit të plotë bërë nga ekspertë të mjekësisë në spitalin e Mitrovicës Veriore dhe ekipi mjekësor i UNMIK-ut, është e domosdoshme që punonjësi ndërkombëtar i stafit të OKB të dërgohet në një vend ku mund të ofrohet trajtim special për lëndimet që ka marrë. Bëhet fjalë për punonjësin e OKB me nacionalitet rus“, deklaroi Haq.

Diplomati rus, Mikhail Krasnoshchenkov

e.t./dita

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All