Pretendentët për pasuar kryeministren britanike, Theresa May arritën në 12, pas njoftimit të sotëm të kandidaturës së Mark Harper, një deputet konservator, i cili votoi pro qëndrimit të vendit në BE në 2016.

Në pamundësi të zbatimit të Brexit, planifikuar më 29 mars, por që është shtyrë më 31 tetor ose edhe për më vonë, liderja konservatore njoftoi të premten e kaluar dorëheqjen.

Ajo do të lërë funksionet më 7 qershor, por do të ndërmjetësojë periudhën tranzitore deri sa 100 000 anëtarët e partisë së saj të zgjedhin, deri më 20 korrik, pasuesin e saj.

Sipas ”Daily Telegraph”, Mark Harper, 49 vjeç, është i vetmi nga 12 kandidatët që nuk ka qenë pjesë e kabinetit qeverisës së Theresa May.

”Ne kemi parë të njëjtët persona të thonë të njëjtat gjëra këto tre vite”, pohon ai për të përditshmen konservatore.

Deputeti, një figurë pak e njohur për publikun kritikon faktin se disa kandidatë në garë, duke nisur nga kandidatura më favorite Boris Johnson janë shumë pro një Brexit pa marrëveshje më 31 tetor.

”Ky skenar do të kishte pasoja të rënda për biznesin dhe ekonominë”, thotë ai.

Çështja e Brexit po luan një rol kyç në garën e pasuesit të May.

e.t./dita

Flash Lajme

Më të lexuarat