Këtë të enjtë, kancelarja gjermane Angela Merkel  ishte e ftuara kryesore në ceremoninë e 368-të të diplomimit të universitetit Harvardit në Kembrixh, Massachusetts. Në fjalimin e saj, të mbajtur kryesisht në gjermanisht, Merkel u tha të diplomuarve dhe të pranishëmve se duhet ‘të rrëzojnë muret e injorancës’ dhe të hedhin poshtë izolacionizmin ndërsa merren me probleme globale siç janë ndryshimet klimatike dhe terrorizmi.

Merkel, gjithashtu, bëri thirrje për bashkëpunim më të madh ndërkombëtar dhe, ndërkohë që nuk tha emra, komentet e saj ishin kritikat që ajo më parë kishte bërë për presidentin e SHBA-së,  Donald Trump. Ajo kritikoi rritjen e “izolacionizmit” dhe “proteksionizmit”, duke thënë se këto forca kanë dëmtuar tregtinë globale, të cilën ajo e quajti “themelet e begatisë sonë”.

“Më shumë se kurrë, mënyra jonë e të menduarit dhe veprimet tona duhet të jenë të shumëanshme dhe jo të njëanshme. Të jemi global në vend që të jemi kombëtar. Të shohim jashtë në vend që të bëhemi izolacionist. Shkurtimisht, duhet të punojmë së bashku, jo vetëm”, tha ajo.

Një pjesë e madhe e fjalimit të kancelares u fokusua në jetën e saj në Gjermaninë Lindore, përtej murit të Berlinit dhe nën shtypjen sovietike. Duke kujtuar lirinë që ndjeu me rënien e Murit të Berlinit, ajo foli për vendimin e saj për tu marrë me politikë, duke hequr dorë nga karriera shkencore, bën me dije Dita, duke iu referuar mediave ndërkombëtare.

e.ll./dita

.

Flash Lajme

Më të lexuarat