Organizata Trump, grupi i bizneseve të presidentit amerikan, akuzohet për evasion fiskal në Panama, shkruan prestigjozia New York Times.

Pronari i ri i ish-hotelit të Trump, International Hotel e Tower në Panama, i cili tani është kthyer në JW Marriot, ka depozituar një denoncim në gjykatën e Manhatanit, me pretendimin se manjati i pasurive të patundshme ka paraqitur deklarata false te autoritetet fiskale panameze, për të mbuluar aktivitetet e tij ilegale.

Në denoncimin e Orestes Fintiklis, thuhet se organizata Trump ka mashtruar me rrogat e punonjësve për të shmangur taksat.

Gjithashtu Fintiklis ka kërkuar që Trump të dënohet me 35 milion dollarë për mashtrimin dhe dëmin e shkaktuar për mospagim taksash./e.k-Dritare.net

Flash Lajme

Më të lexuarat