Shtetet e Bashkuara kanë nisur një sulm kibernetik kundër Iranit pas rrëzimit të avionit amerikan pa pilot dhe provokimeve të tjera. Raprtohet se këta sulme kanë lënë jashtë funksionit sistemet kompjuterike iraniane që kontrollojnë lëshimin e raketave

Kujtojmë se, ashtu si Dita pati raportuar, të premten e kaluar presidenti amerikan Donald Trump u tërhoq në momnent të fundit nga vendimi për ndërmarrjen e një vale bombardimesh nga ajri mbi republikën Islamike, ku parashikohej goditja e tre objekteve dhe mund të rezultonte në vdekjen e rreth 150 personave.  Ndryshe nga bombardimet, me sa duket, presidenti Trump e ka konsideruar sulmin kibernetik si një përgjigjje të përshtatshme dhe në përputhje me goditjen e dronit amerikan nga Irani.

Sulmi kibernetik raportohet të ketë nxjerrë jashtë funksionit sistemet kompjuterike iraniane që kontrollojnë lëshimin e raketave. Ky konsiderohet një lloj shpagimi jo vetëm për dronin, por edhe për sulmin kundër anijeve naftë-mbajtëse në Gjirin e Omanit, për të cilin Uashingtoni fajësoi Teheranin.

Shtetet e Bashkuara po kështu kanë vendosur sanksione të tjera, të cilat Trump, i përshkroi si “madhore”, duke theksuar se sanksionet janë të nevojshme për ta parandaluar Iranin nga marrja e armëve bërthamore. Presidenti amerikan premtoi se presioni ekonomik ndaj Iranit do të vazhdojë derisa Teherani të vendose të ndryshoje qëndrim.

Nga an tjetër, Irani pati paralajmëruar se do i kundërpërgjigjej çdo sulmi. Në fakt, firmat e sigurisë kibernetike kanë konfirmuar një shtim të përpjekjeve iraniane për të hakeruar agjencitë qeveritare dhe një numër kompanish amerikane, bën me dije Dita, duke iu referuar mediave ndërkombëtare.

e.ll./dita

Flash Lajme

Më të lexuarat