Një vullkan ka shpërthyer në ishullin e vogël italian Stromboli , duke vrarë një turist dhe duke i detyruar shumë të tjerë të hidhen në det.

Viktima vdiq sepse ishte në një grup shëtitës që do shihnin grykën e vullkanit, kur ai shpërtheu papritur. Mendohet se arsyeja që turisti mbeti vrarë dhe një tjetër u plagos rëndë ishin gurët që ranë pas shpërthimit të mërkurën pasdite.

Llava është përhapur nga dy zona të ndryshme, ndërsa nga krateri i vullkanit dolën shkëmbinj. Zjarrfikësit po merren me zjarre të shumëfishta në të gjithë ishullin.

Turistët në plazhet e Strombolit u hodhën në det, ndërsa banorët e fshatit Ginsotra u mbyllën në pjesët e poshtme të shtëpive të tyre për siguri.

Një dëshmitar tha: “u dëgjua një zhurmë e madhe  sa u detyruam të mbyllnim veshët dhe pastaj na mbuloi një re me hi”.

Fotot tregojnë tymin e zi që ngrihet mbi ishullin në veri të Siçilisë, raporton Dita duke iu referuar mediave ndërkombëtare.

e.ll./dita

Flash Lajme

Më të lexuarat