Spanja rrezikon të shkojë në zgjedhje të reja parlamentare për herët të katërt që nga viti 2015.

Kryeministri në detyrë i vendit, Pedro Sanchez, nuk arriti të enjten të votëbesohet për formimin e qeverisë.

Mbi 120 deputetë të Partisë Socialiste të Sanchez u shprehën në favor të kryetarit të tyre, ndërsa 155 të tjerë votuan kundër konfirmimit të tij në krye të qeverisë, përfshirë edhe aleatët e vegjël ultramajtistë.

Shkak për thyerjen e koalicionit janë bërë mosdakordësitë për ndarjen e posteve ministrore që vazhdojnë nga muaji maj pasi dy partitë fituan zgjedhjet.

Sanchez fajësoi homologun e partisë së vogël “Podemos” se po shantazhonte qeverinë me kërkesa jorealiste duke pasur vetëm çerekun e deputetëve në parlament.

“Unë aspiroj të bëhem kryeministër po jo me çdo çmim. Ndaj edhe nuk e arritëm dot marrëveshjen,”-deklaroi kryeministri para deputetëve.

Ndërkohë aleati i tij, Pablo Iglesias, përsëriti dëshirën për të vijuar negociatat në dy muajt e ardhshëm.

Parlamenti ka kohë deri më 23 shtator për të arritur kompromis për kreun e ekzekutivit.

Sondazhet tregojnë se në rastin e zgjedhjeve të reja në muajin nëntor, socialistët e Sanchez kanë mundësitë për ta zgjeruar avantazhin që kanë tani në elektorat por sërish do të hasnin vështirësi brenda një koalicioni.

Për qytetarët spanjollë, mungesa e një qeverie stabël pas katër vitesh tregon papërgjegjshmërinë e klasës politike vendase, e cila po shpenzon paratë publike për procese të përsëritura zgjedhore pa kuptuar rëndësinë që ka qeverisja e vendit.

dardania.com

Flash Lajme

Më të lexuarat