Migel Ramirez dhe familja e tij, kanë zgjedhur të hapin një palestër nën një urë në periferinë e qytetit të Meksikos, dhe këtë e kanë bërë me qëllim që të rinjtë e lagjes së tyre, të qëndrojnë larg krimit dhe drogës.

“Kjo ishte një mundësi. Ky vend ishte mbushur me mbeturina. Ne e pastruam dhe filluam me një thes grushtimi. Tani falë zotit, kemi shumë më tepër”, shprehet Miguel Ramirez.

Fëmijët vijnë në këtë palestër të improvizuar, stërviten dhe lodhen. Pas trajnimit nuk janë aspak agresivë, edhe zemërimin e akumuluar e kanë zbrazur.

“Kjo është jeta ime. Unë adhuroj të kujdesem për fëmijët, tu mësoj atyre çfarë unë di. E adhuroj gjithë këtë”, thotë një qytetare.

Ulises Zamora, sjell dy vajzat e tij në palestër. Ai është shumë i kënaqur me atë që vajzat e tij bëjnë në këtë palestër. Atmosfera në palestër, thotë ai, është shumë e mirë dhe fëmijët mësojnë dhe punojnë shumë. Në lagjet meksikane të shënjuara nga dhuna, krimi e droga, ky, është padiskutim një opsion shumë i mirë për të rinjtë.

dardania.com

Flash Lajme

Më të lexuarat