Protestat në Hong Kong precipituan në dhunë sot për të dytën ditë radhazi. Forcat e rendit përdorën gazin lotsjellës për të shpërndarë turmat e demonstruesve, të cilët qëllonin me gurë dhe tulla në drejtim të një stacioni policie.

Demonstratat e fundjavës kanë vazhduar prej dy muajsh si rezistencë ndaj asaj që protestuesit e shohin si tentativë të Pekinit për të shtrënguar kontrollin mbi këtë territor autonom. Nga ana tjetër një kanal shtetëror kinez ka njoftuar se Pekini nuk do të lejojë vazhdimin e protestave.

Demonstratat e ditës së dielë filluan në formë paqësore. Protestuesit këndonin dhe u binin instrumenteve muzikore. Por me afrimin e natës, grupe të vogla iu afruan stacionit të policisë dhe zyrës përfaqësuese të Pekinit. Protesyues të tjerë bllokuan rrugën dhe filluan të qëllojnë me gurë e tulla duke thyer xhamat e dritareve.

Policia u përgjigj me gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.

Burimi: VoA

e.ll./dita

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All