Gjatё demonstratёs pa leje nё Moskё tё shtunёn, sipas OJQ-sё OWD-Info, u arrestuan 828 vetё. Pas arrestimeve, Ministria e Jashtme gjermane e kritikoi ashpёr verpimin e autoriteteve ruse.

Demonstruesit kishin dalё nё protestё pёr zgjedhje tё lira, qindra prej tyre u arrestuan nё mёnyrё tё dhunshme.

Ministria e Jashtme nё Berlin deklaroi, se arrestimi i qindra demonstruesve tё shtunёn nё Moskё ёshtё “disproporcional me karakterin paqёsor tё protestёs”.

Mё tej theksohet: “Ndёrhyrjet e pёrsёritura nё tё drejtёn qytetare pёr grumbullim paqёsor dhe shprehjen e mendimit tё lirё ёshtё shkelje e detyrimeve ndёrkombёtare tё Rusisё dhe vё nё pikёpyetje tё drejtёn pёr zgjedhje tё lira dhe korrekte.”

Rusia duhet t’i mbrojё me efikasitet tё drejtat themelore tё qytetarёve tё saj, kёrkoi zёdhёnёsja e Ministrisё sё Jashtme. “Ndaj ne presim lirimin e shpejtё tё tё gjithё demonstrueseve dhe demonstruesve paqёsorё.” Zёdhёnёsja i bёri thirrje autoriteteve ruse qё tё lejojnё kandidatёt e pavarur, „tё cilёt i pёrmbushin kushtet”. Zgjedhjet pёr kёshillin bashkiak tё Moskёs zhvillohen mё 8 shtator.

dardania.com

Flash Lajme

Më të lexuarat