Imigracioni vazhdon të jetë shqetësimi më i madh për shumicën e evropianëve, megjithëse frika nga ndryshimet klimatike është në rritje.

Sondazhi i opinionit publik të BE, zbuloi se shqetësimi më i madh i qytetarëve të vazhdon të jetë ai për imigracionin, me 34%.

Opinioni publik europian, përfshirë Britaninë e Madhe, është i mendimit se çështja më e rëndësishme me të cilën po përballet BE është imigracioni. Këto të dhëna u bënë publike nga sondazhi për opinionin publik i çdo dy viteve Eurobarometër i Komisionit Europian.

Megjithatë shqetësimi për imigracionin  është ulur me 6% në krahasim me sondazhin e para dy viteve. Ndërsa shqetësimi për ndryshimet  klimatike u rrit me të njëjtën shifër në 22%.

Shqetësimet në rritje të qytetarëve të anketuar në 21 shtete në BE ishin edhe ata ekonomike dhe frika prej terrorizmit.

Pavarësisht nga një prirje e lëvizjeve anti-globaliste në të gjithë BE-në, sondazhi zbuloi se 45% e të anketuarve kishin një mendim plotësisht pozitiv për bllokun, ndërsa 17% u shprehën se kishin një pikëpamje krejtësisht negative.

Në të vërtetë, besimi në BE arriti nivelin e tij më të lartë në të gjithë kontinentin, që nga viti 2014.

e.ll./dita

Flash Lajme

Më të lexuarat