Disa ditë më parë mediat serbe kanë raportuar se drejtoria e policisë kufitare së Kosovës ka marrë një vendim pa miratimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës për të mos lejuar dhe pranuar pasaportat e Republikës së Serbisë.

Kështu qytetarëve të Serbisë nuk u lejohet hyrja në Kosovë me dokument identifikues pasaportën e Serbisë. Drejt Kosovës ata mund të udhëtojnë vetëm me letërnjoftim të Serbisë.

Autoriteteve në Kosovë kanë përgënjeshtruar raportimet duke thënë se tashmë edhe Kosova po zbaton pikat e Marrëveshjes së Brukselit për lëvizjen e lirë, e cila është nënshkrua në vitin 2011 nga Republika e Kosovës dhe ajo e Serbisë. Letërnjoftimet serbe kërkohen nga autoritetet e Kosovës në bazë të pikës së tretë të kësaj marrëveshjeje.

Kjo pohohet nga zëdhënësi i policisë së Kosovës, i cili thotë: “Lëvizja/ kalimi i kufirit mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë është e rregulluar me Marrëveshjen për Lirinë e Lëvizjes të vitit 2011. Policia e Kosovës ka vepruar dhe vazhdon të veprojë konform kësaj marrëveshjeje. Ne vetëm zbatojmë marrëveshjen”.

Edhe zyra për media e Ministrisë së Brendshme të Kosovës deklaron të njëjtën gjë. Sipas tyre, ky nuk është vendim nga qeveria, por po zbatohet Marrëveshja e Brukselit për Lëvizje të Lirë. Pika e tretë e Marrëveshjes për Lëvizje të Lirë parashikon që secila palë të zbatojë një sistem, ku letërnjoftimet do të shoqërohen nga dokumente me “hyrje-dalje” për personat nga pala tjetër, të cilët dëshirojnë të kalojnë tranzit në një shtet të tretë. E njëjta marrëveshje vlen që nga viti 2011 edhe për qytetarët e Kosovës, të cilët duan të udhëtojnë drejt Republikës së Serbisë me pasaportat e tyre.

Burimi: DW

e.ll./dita

Flash Lajme

Më të lexuarat