Ndërprerje e madhe energjie është raportuar në Britaninë e Madhe, duke bërë kështu që metotë dhe semaforët të bllokohen ose të kenë vonesa. Gjithashu janë prekur dhe shumë shtëpi, informon dritare.net.

Operatorët e energjisë për Jug-Lindjen, Midlands, Jug-perëndim dhe Uells,  thanë se ishte një “incident të madh” që ka shkëputur energjinë elektrike.

Shkak mendohet të jetë dëmtimi i rrjetit National Grid. Probleme janë regjistrur dhe në veri-lindje të vendit. Udhëtarët janë paralajmëruar për vonesat që do të ketë me transportin./E.B-dritare.net

Flash Lajme

Më të lexuarat