Kanë hyrë në javën e 11 protestat e dhunshme në Hong kong.

Më shumë se 1.7 milionë persona kanë protestuar këtë fundjavë, kanë thënë autoritetet atje.

Qeveria nga ana tjetër, ka bërë thirrje për rikthimin e rendit shoqëror, ndërsa këtë fundjavë ka deklaruar se protetat po shqetësojnë komunitetin.

Situata është mjaft e tensionuar raportojnë mediat ndërkombëtare, ndërsa pasiguria në rrugë sa vjen e rritet.

Policia  ka rrethuar çdo objekt qeveritar, dhe po i ruan ato nën masa të rrepta sigurie.

Policia dhe organizatorët që nga data 9 qershor kur nisën protestat kanë dhënë shifra të ndryshme në lidhje me numrin e protestuesve.

Gjithçka ka nisur në qershor kur qeveria donte të miratonte një ligj të ekstadimit, që u kundërshtua nga populli./ dardania.com

.

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All