Liderët e G7 akorduan një fond emergjence prej 22 milionë eurosh për të shpëtuar Amazonën.

Presidenti francez Emmanuel Macron njoftoi vendimin e 7 vendeve më të industrializuara të globit, për t’i bërë ballë zjarreve që kanë shkrumbuar prej disa javësh pyjet e Amazonës.

“Do t’i dhurojmë menjëherë Amazonës një mbështetjen financiare, të paktën në vlerën e 20 milionë eurove. Franca do të mbështesë gjithashtu me ndihma ushtarake, në orët e ardhshme në rajon”, tha Macron.

Por presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, i cili më herët u përfshi edhe në në një sherr verbal me Macron e kundërshtoi këtë nismë.

Ai shkroi në Twitter: “Kjo do të thotë se Brazili do të trajtohet si koloni ose tokë e askujt”.

Ai po ashtu e cilësoi atë si sulm mbi sovranitetin e vendit.

j.l./ dita

Flash Lajme

Më të lexuarat