Një foto e gati 20 viteve më parë e kryeministrit kanadez Justin Trudeau e ka vënë këtë të fundit në pozitë vështirë. Në foton e publikuar nga revista Time, kryeministri kanadez shfaqet me fëtyrën e lyer me ngjyrë kafe në një festë me temën e netëve arabe, e zhvilluar në vitin 2001.

Kryeministri Trudeau ka kërkuar ndjesë publike për foton që mund të konsiderohet si një vepër raciste nga komunitete të shumta në Kanada.

Ai u shpreh: “Në vitin 2001, kur isha mësues në Vancouver, mora pjesë në një festë, ku tema ishte “netët arabe”. U vesha si Aladini dhe vura bojë në fytyrë. Nuk duhej ta kisha bërë, më vjen vërtet keq”.

Fotoja e publikuar rreth 5 javë para zgjedhjeve në këtë shtet mendohet se mund të ndikojë negativisht popullaritetin e kryeministrit.

Fotoja bie ndesh me politikat progresivëe të ndjekura nga Trudeau, i cili është shprehur në favor të emigracionit dhe ka punuar për të marrë mbështetjen e votuesve nga minoritetet etnike.

Praktika e lyerjes së fytyrës me ngjyrë kafe dhe të zezë, për t’u dukur si dikush me ngjyrë tjetër lëkure, në shekujt e kaluar përdorej për të tallur afro-amerikanët dhe bart stereotipe fyese dhe raciste. Duke marrë shkas nga kjo, rivalët politikë të kryeministrit e shënjestruan atë.

Lideri i partisë konservatore në opozitë, Scheer u shpreh: “U trondita dhe u zhgënjeva shumë kur mësova për rastin. Të lyesh fytyrën me ngjyrë kafe është një veprim i hapur talljeje dhe racizmi”, raporton Dita, duke iu referuar mediave ndërkombëtare.

e.ll./dita

Flash Lajme

Më të lexuarat