Gjykata Supreme në Mbretërinë e Bashkuar do të japë sot vendimin e saj nëse pezullimi i Parlamentit britanik për 5 javë nga kryeministri Boris Johson, ishte i ligjshëm apo jo.

Ministrat thonë se pezullimi nuk është një çështje gjyqësore, por kritikët argumentojnë se kishte për qëllim kufizimin e kontrollit të planeve të Brexit, të kryeministrit, informon dritare.net.

Në vendimi i gjykatës është kundër Johson, Parlamenti do të mblidhet menjëherë. Qeveria ka thënë se do të respektojë aktvendimin e Gjykatës Supreme.

Por Johnson,  i cili është në New York për një konferencë për klimën, ka refuzuar të përjashtojë mundësinë për të proklamuar Parlamentin për herë të dytë nëse aktvendimi shkon kundër tij, informon dritare.net.

I pyetur nëse ai do të jepte dorëheqjen nëse Gjykata Supreme vendos kundër tij, Johnson tha për BBC: “Unë do të pres gjykimin. Qeveria respekton plotësisht ligjin dhe gjyqësorin”./E.B-dritare.net

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All