Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres ka hapur debatin vjetor të Asamblesë së Përgjithshme në New York, duke paraqitur një përmbledhje të situatë në botë.

Ai tha se bota është thellësisht e ndarë dhe e shqetësuar përballë një krize klimatike, përhapjes së terrorizmit, pabarazisë në rritje dhe “mundësinë alarmante” të një konflikti në Gjirin Persik.

Duke e përshkruar sulmin e mbi objektet e naftës në Arabinë Saudite si “të papranueshëm”, Guterres u bëri thirrje liderëve botërorë të përdorin “arsyen dhe përmbajtjen” në Lindjen e Mesme.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se do të fliste për Iranin, gjatë fjalimit të tij në Asamblenë e OKB-së, më vonë gjatë ditës.

Presidenti amerikan u shpreh: “Shumë gjëra po ndodhin në lidhje me Iranin, shumë më tepër nga sa do të dini, shumë më tepër nga sa dinë mediat”.

e.ll./dita

Flash Lajme

Më të lexuarat