Striscia la notizia, një program investigativ në Itali, ka kaluar çdo kufi të mundshëm që ndan lajmin e vërtetë nga lajmi i rremë. Tashmë media italiane ka hapur një dritare të re, “fake news” me video.

Të hënën në mbrëmje, ata transmetuan një video ekskluzive. Bëhet fjalë për ish-kryeministrin italian, Matteo Renzi, i cili si asnjë herë tjetër, teksa njoftonte për largimin e tij nga Partia Demokratike, sulmoi me një gjuhë të ashpër, gati të rëndomtë, kolegët e partisë së tij, por edhe anëtarët e tjerë të qeverisë së Conte-s.


Por pasi lajmi kishte marrë dhenë, Striscia, dha njoftimin se e gjitha kjo, ishte një krijim i tyre, dhe në këtë video nuk kishte asgjë të vërtetë. Me anë të teknologjisë, një imituesi i është mbivendosur fytyra e Renzit.

Mbase do të shohim edhe Putin duke rrëfyer se ai ka vrarë gazetarë, Trumpin duke i shpallur luftë bërthamore Koresë së Veriut, apo Obamën teksa rrëfehet te një mysliman. Video të rreme por në fakt, vizualisht të vërteta.
Ky ishte një ndër lajmet e rreme më të përsosura, ku çdokush ishte viktimë. Kjo video i ka kaluar të gjitha kufijtë midis lajmit të vërtetë dhe atij “fake”./L.F-dritare.net

Flash Lajme

Më të lexuarat