Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë ka goditur Turqinë rrëth orës 14:00 me orë lokale.

Kjo është magnituda e bërë zyrtare nga agjencia përkatëse, ndërsa sipas një tjetër agjencie të pavarurur, madhësia e tij ishte 6.0 ballë.

Tërmeti ka rënë në detin Marmara dhe është ndjerë në të gjithë qytetet përreth, përfshi Stambollin.

Ende nuk është raportuar për viktima por dëmtimet në disa ndërtesa në lagje të ndryshme të Stambollit janë bërë publike.

Sipas ekspertëve, orët në vijim priten tërmete të tjera deri në 5 ballë, për këtë arsye qytetarëve i është bërë thirrje të rrinë jashtë ndërtesave që kanë qoftë edhe të çara minimale.

Ndërkohë një tërmet më magnitudë 4.8 ballë pati goditur këtë zonë të Turqisë vetëm dy ditë më parë, i cili sipas ekspertëve ishte sinjalizues për nëj tërmet më të madh, raporton Dıta, duke iu referuar mediave turke.


e.ll./dita

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All