Tashmë është zyrtare së Bashkimi Europian do të emërojë një të dërguar të posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi.

Sipas burimeve, emri i diplomatit europian që do të marrë këtë post do të shpallet pas 7 tetorit, pasi Josep Borrell të konfirmohet në Parlamentin Europian si shefi i ri i Politikës së Jashtme dhe Sigurisë i BE-së.

Ndërsa, emërimi i të dërguarit të posaçëm, sipas burimeve, duhet të përfundojë përpara se Borrell të marrë detyrën e shefit të diplomacisë europiane, pra para 1 nëntorit të këtij viti.

Seanca dëgjimore e Borrell-it në Parlamentin Europian është caktuar të zhvillohet në datën 7 tetor, datë kur pritet që ai të marrë konfirmimin zyrtar.

Borrell, i cili vazhdon të shërbejë si ministër i Jashtëm i Spanjës, e ka ndarë idenë edhe me disa kolegë të tjerë të vendeve të BE-së. Deri tani nuk ka emra konkretë, por sipas burimeve ai duhet të jetë ose të ketë pasur postin e ministrit të jashtëm.

Ideja për emërimin e një të dërguari europian për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë erdhi pasi administrata amerikane emëroi Mathew Palmerin si të dërguarin e posaçëm për Ballkanin.

Vendimi i Uashingtonit erdhi në sfondin e përzgjedhjes së Borrell në këtë detyrë, pasi ai vjen nga Spanja, një vend që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës./ rel

e.ll./dita

Flash Lajme

Më të lexuarat