Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani ka deklaruar të enjten se Shtetet e Bashkuara kanë ofruar të heqin sanksionet në këmbim të negociatave me Iranin.

Ai shtoi se gjatë qëndrimit në Nju Jork në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ka takuar zyrtarë amerikanë me insistimin e Gjermanisë, Britanisë dhe Francës.

Rounhani tha se Irani është i gatshëm për negociata, por jo në një atmosferë sanksionesh dhe presionesh.

Por nga ana tjetër, shtetet europiane që kanë këmbëngulut për kanë takim kanë paralajmëruar Iranin se nësë ky shtet nuk respekton marrëveshje atomike të vitit 2015, Teherani do të përballet me sanksione ekonomike nga të gjitha vendet e OKB-së.

Kjo deklaratë vjen pasi Teherani ka thënë se, për sa kohë SHBA vijon sanksionet aktuale dhe as BE-ja nuk ndërhyn, Irani do ta shkelë marrëveshjen e vitit 2015 dhe ka filluar pasurimin e uraniumit.

Në vitin 2015, SHBA, Rusia, Kina, Britania, Franca, Gjermania dhe Irani ranë dakort të hiqnin sanksionet ekonomike ndaj Iranit, me kusht që Teherani të kufizonte veprimtaritë bërthamore. SHBA u tërhoq nga kjo marrëveshje vitin e kaluar duke vënë sanksione ndaj Iranit.

Flash Lajme

Më të lexuarat