Një alpinist francez, Alain Robert i quajtur ndryshe “spiderman” për shkak të aventurave të tij, u arrestua nga policia gjermane pasi u ngjit në një ndërtesë rreth 153 metra në qytetin e Frankfurtit, raporton “TheGuardian”.

Sipas dëshmitarëve, alpinistit iu deshën rreth 20 minuta për t’u ngjitur në majën më të lartë të quajtur “Skyper” në bankën qëndrore të qytetit.

“Ngjitja e 57 vjeçarit, Alain Robert në këtë ndërtesë përbënte një shkelje”, sipas policisë gjermane.

Në fillim të këtij viti, Robert u ngjit në një nga ndërtesat më të larta në kryeqytetin e Filipineve, Manila.

Aktivitetet e tij të ngjitjes e kanë ndihmuar Alain Robert për të hyrë në librin e rekordeve “Guinness” duke përfshirë edhe disa arrestime.

Në tetor 2018 ai u arrestua pasi ngjiti Kullën Salesforce 202 metra, një nga ndërtesat më të larta të Londrës, pa një litar ose pajisje të tjera të sigurisë. Ngjitjet e tij të tjera përfshijnë ndërtesat Burj Khalifa të Dubai, Taipei 101 të Tajvanit dhe ndërtesën Lloyds në Londër.

dardania.com

Flash Lajme

Më të lexuarat