6.4 milionë austriakë do tu drejtohen sot kutive të votimit për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre të parlamentit.

Vendvotimet në Austri u hapën në 07:00 me kohën lokale (05:00 GMT) dhe do të mbyllen në orën 17:00.

Zgjedhjet e parakohshme të përgjithshme të Austrisë erdhën pasi një video skandal në maj rrëzoi qeverinë e koalicionit.

Sondazhet parazgjedhore sugjerojnë se Partia Popullore konservatore e ish-kancelarit Sebastian Kurz është në rrugën e duhur për të fituar më shumë vota, por do të duhet një partner për koalicion.

Socialdemokratët, Partia e ekstremit të djathtë Liria, të Gjelbrit dhe liberalët janë gjithashtu në garë.

Bisedimet e koalicionit pritet të jenë të vështira dhe mund të zgjasin me javë.

Përveç Austrisë, deri në fund të vitit zgjedhje të përgjithshme do të mbahen edhe në Kosovë, Portugali, Zvicër, Spanjë dhe Bjellorusi. Ndërkohë, zgjedhje presidenciale do të mbahen në Rumani dhe Kroaci ndërsa zgjedhje lokale në Bullgari dhe Hungari.

Po ashtu edhe në Gjermani do të mbahen zgjedhje për këshillin e shtetit në Thuringia.

j.l./ dita

Flash Lajme

Më të lexuarat