Stuhitë e fuqishme në Britani të Madhe kanë shkaktuar përmbytje të mëdha në shumë qytete. Lumenjtë dolën nga shtrati, duke përmbytur shumë banesa, ndërkohë që Britania e Madhe po përgatitet për një mot me lagështi dhe stuhi nga uragani Lorenzo.

Met Office paralajmëroi se Mbretëria e Bashkuar mund të goditej nga mbetjet e uraganit me gjerësi 600 milje, pasi sjell erëra deri në 160 km/orë, shkruan dritare.net

Moti ka çuar në anulimin e garës inauguruese të Regatta London në Thames dhe rruga për Kampionatin Botëror të Çiklizmit në Harrogate është ndryshuar.

Përmbytjet sot shkaktuan kaos për banorët dhe shoferët në zona të ndryshme Anglisë dhe Skocisë.

Dhjetë kabina plazhi në St Leonards-on-Sea, Sussex Lindore i mori deti, pasi stuhia bëri që dallgët e mëdha të shkonin drejt tyre./K.C/dritare.net

Foto 1 nga 10

Flash Lajme

Më të lexuarat