Një ngjarje e tmerrshme është zbuluar në policia, në Lagos të Nigerisë. Bëhet fjalë për një “biznes fëmijësh”, ku gratë shisnin foshnjat e tyre të sapolindura. Nëntëmbëdhjetë vajza dhe gra midis moshës 15 dhe 28 vjeç, u lanë shtatzënë nga një organizatë që më pas blinte fëmijët e vegjël.

Atyre u premtonin para dhe punë. Të joshura nga ofertat e shumta, ata kishin pranuar.

Përsa i përket çmimit që ata do të merrnin në këmbim të foshnjave të vogla, atyre u ishte thënë se nëse do të lindnin djalë do të përfitonin 1400 dollarë, ndërsa nëse ishte vajzë do të përfitonin 830 dollarë.

Ky nuk është hera e parë që në Nigeri zbulohet një “fabrikë fëmijësh”. Varfëria dhe trafikimi i qenieve njerëzore janë mjaft të përhapura. /L.F-dritare.net

Flash Lajme

Më të lexuarat