Të gjitha mediat private dhe shtetërore në Greqi hynë në grevë 24-orëshe këtë të mërkurë, duke iu bashkuar grevës së përgjithshme të punëtorëve të organizuar nga Konfederata e Përgjithshme e Punonjësve në Greqi.

Greva do të zgjasë nga e mërkura në 6:00 të mëngjesit deri në të njëjtën kohë të enjten, raporton ANA.

“Punonjësit e mediave janë të bashkuar dhe mbështesin punëtorët në të gjithë vendin që janë në grevë në të njëjtën ditë. Ne i themi qartë ‘Jo’ një projektligji për zhvillim që godet në zemër të të drejtave individuale dhe të punës”, sipas një deklarate të komitetit të grevave të disa sindikatave të mediave.

Sindikatat janë duke negociuar me qeverinë për legjislacionin e ligjit dhe punës.

Ato kanë kundërshtimet më të mëdha ndaj disa dispozitave të ligjit, për të cilat ata thonë se lejojnë punëdhënësit të kontrollojnë sindikatat dhe të ekzekutojnë marrëveshje kolektive.

Greva ka çuar në pezullimin tërësor të transportit publik, si dhe shumë shërbimeve të tjera.

Janë paralajmëruar gjithashtu edhe protesta në Athinë dhe Selanik.

Qe kur erdhi në pushtet në korrik të këtij viti, kjo është përballja e parë e Kyriakos Mitsotakis, kryeministrit të ri të Demokracisë së Re me një grevë masive.

j.l./ dita

Flash Lajme

Më të lexuarat