19 viktima, 16 të humbur, rreth 130 të plagosur dhe dëme shumë të mëdha materiale janë regjistruar si pasojë e tajfunit “Hagibis” që goditi Japoninë ditën e djeshme.

Tajfuni, i cili konsiderohet si një ndër më të fuqishmit në vitet e fundit arriti të shkaktonte shumë dëme në disa zona të Japonisë.

Shtatë milionë njerëz janë evakuuar pas stuhisë me shpejtësi 215 km/orë që goditi vendin këtë të shtunë. Më shumë se 800 fluturime janë anuluar në dy aeroportet e Tokios dhe është pezulluar transporti hekurudhor në shumë zona.

Kryeministri Shinzo Abe zhvilloi një mbledhje emergjente me Këshillin e Ministrave dhe kërkoi ndërhyrje të menjëhershme në zonat e përmbytura. Ai u ofroi ngushëllimet e tij familjeve të viktimave dhe premtoi se qeveria do të bëjë gjithçka për të ruajtur jetën dhe pronën e qytetarëve.

j.l./ dita

Flash Lajme

Më të lexuarat