Tre profesorë, Abhijit Banerjee dhe Esther Duflo, të dy M.I.T(Instituti i teknologjisë Massachusetts), dhe Michael Kremer nga Harvard, u nderuan këtë të hënë.

Çmimi memorial Nobel në shkencat ekonomike u shpall të hënën.

Tre profesorë të cilët kanë bërë punë eksperimentale drejt zbutjes së varfërisë janë nderuar me çmim Nobel në shkencat ekonomike: Abhijit Banerjee dhe Esther Duflo, të dy nga M.I.T dhe Michael Kremer nga Harvard.

Kush e fitoi Nobelin për ekonomi në 2018?

William Nordhaus dhe Paul Romer, të cilët kanë studiuar ndryshimet klimatike dhe inovacionin teknologjik, u nderuan vitin e kaluar. Profesor Nordhaus, nga universiteti Yale është një ithtar i taksës për emetimin e karbonit si një mënyrë që të adresojë ndryshimin klimatik. Edhe pse ai ka bindur shumë anëtarë të profesionit të ekonomistëve rreth përfitimeve të taksës së karbonit, qeveria federale ende nuk e ka vendosur këtë taksë.

Profesor Romer, i universitetit të New York, u citua sepse tregoi sesi politikat qeveritare mund të shtyjnë ndryshimin teknologjik. Ai vuri re se suksesi i përpjekjeve për të reduktuar emetimet në ozon shteroi kloroforokarbonet në vitet 1990.

Kush tjetër ka fituar çmim Nobel këtë vit

  • Çmimi Nobel për Paqen ju akordua Abiv Ahmed, kryeministrit te Etiopisë për punën e tij në rifillimin e bisedimeve të paqes me Eritrean dhe rikthimi i disa lirive në vendin e tij pas shumë dekadash shtypje.
  • Çmimi për mjekësi dhe fiziologji ju dha William G.Kaelin Jr., Peter J.Ratcliffe dhe Gregg L.Semenza për punën e tyre në zbulimin sesi qelizat ndjejnë dhe përshtaten ndaj disponueshmërisë së oksigjenit
  • Çmimi për fizikë shkoi tek tre shkencëtarë të cilët transformuan pikpamjen tonë për kozmosin: James Peebles, një kozmolog, ndau gjysmën e çmimit më dy astronom të tjerë Michel Mayor dhe Didier Queloz
  • Çmimi për kimi ju dha tre shkenctarëve të cilët zhvilluan bateri jonesh litiumi: John B.Goodenough, M.Stanley Whittingham dhe Akira Yoshina do të ndajnë këtë çmim.
  • Çmimi për letërsi ju dha Olga Tokarczuk, një autore polake, dhe Peter Handke, një shkrimtar austriak. Zoti Handke fitoi çmimin e këtij viti, ndërsa zonja Tokarczuk fitoi çmimin e vitit 2018, i cili u shty për një vit për shkak të skandaleve në akademi./ Dritare.net

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All