Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç nuk është tërhequr nga plani për ndryshimin e kufijve në Ballkan.

Në një intervistë për “Der Standard”, Vuçiç ka theksuar se Beogradi përjashton çdo mundësi për të njohur Republikën e Kosovës brenda kufijve të saj aktualë.

I pyetur nëse Serbia mund ta njohë ndonjëherë Kosovën, Vuçiç është përgjigjur se kjo pyetje është e vështirë për serbët.

Gjithsesi, ai i ka qëndruar vendimit për të mos njohur shtetin fqinj, ndonëse SHBA-të i kanë bërë me dije se edhe Bashkimi Evropian mund të kërkojë zyrtarisht nga Serbia që të pranojë Kosovën.

j.l./ dita

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All