Duke u nisur për një udhëtim zyrtar drejt Rusisë, ku do të takohet me presidentin Vladimir Putin në orët e fundit të armëpushimit 5 ditorësh për tërheqjën e militantëve kurd nga ajo që presidenti turk e ka “pagëzuar” si zona e sigurisë, presidenti Recep Tayyip Erdogan u shpreh se ndërsa 700-800 trupa janë tërhequr, pritet të tërhiqen edh 1200-1300 të tjerë.

Armëpushimi 120 orësh që Turqia pranoi me ndërhyrjen e SHBA, për të lejuar tërheqjen e luftëtarëve kurdë YPG nga zona kufitare, përfundon në orën 22.00 të së martës sipas orës lokale turke.

Ndërsa në lidhje me takimin me presidentin Putin në Soçi, presidenti Erdogan u shpreh se do të diskutojë me homologun e tij se si komiteti kushtetues sirian, i cili do të mblidhet brenda këtij muaji mund të kontribuojë në përparimin konkret të implementimit të planit të “zonës së sigurt”.

Kremlini, që ka mbështetur forcat e Asadit në Siri, është shprehur se pret që Erdogan t’i japë Putin më shumë informacione për planet e Ankarasë në Sirinë veri-lindore, duke shtuar se po studionte idenë e formimit të kësaj zone, raporton Dita duke iu referuar mediave ndërkombëtare.

e.ll./dita

Flash Lajme

Më të lexuarat