Kryebashkiaku i Charleroi në Belgjikë, Paul Magnette është duke u përballur me kritika të forta pasi nuk lejoi deportimin e një familjeje shqiptare.

Familja e përbërë nga prindërit dhe tre fëmijët jeton prej tetë vitesh në Belgjikë, por së fundmi ka marrë urdhër që të kthehet në Shqipëri.

Familja shqiptare shkoi në Belgjikë për shkak se babai kishte nevojë për ndërhyrje në mëlçi.

Ata qëndruan aty, pasi burri duhet të vijonte mjekimet.

Por pasi vendimi për deportimin e tyre nga Belgjika u bë publik, në shkollën e fëmijëve u organizua një protestë kundër vendimit.

Kryebashkiaku Magnette ka kërkuar nga policia që të mos vijojë me procedurat për largimin e shqiptarëve.

Por ky vendim po kundërshtohet ashpër nga disa prej politikanëve më të njohur në vend, sicc është rasti i Maggie De Block.

Ministrja e Shëndetësisë thotë se vendimi i Paul Magnette është përtej kompetencave të tij.

De Block, e cila më parë ka mbajtur edhe detyrën e Sekretares për Azilin dhe Migracionin, thotë se ligji duhet të zbatohet nga të gjithë.

“Ne jemi të befasuar kur lexuam njoftimin e z. Magnette në shtyp, veçanërisht pasi ai nuk kishte folur më parë. Të gjitha autoritetet duhet të respektojnë ligjin. Kjo vlen si për ministrat ashtu edhe për kryetarët e bashkive. Një kryetar i bashkisë i cili inkurajon një familje të qëndrojë ilegalisht në Belgjikë dhe njofton se është e ndaluar që policia të kryejë një dëbim ka dalë jashtë kompetencave të tij”, u shpreh një zëdhënës i zyrës së Maggie De Block.

j.l./ dita

Flash Lajme

Më të lexuarat