E dënuara ruse Maria Butina ka arritur në Moskë, një ditë pasi u lirua nga një burg në Shtetet e Bashkuara.

Sipas akuzave, Butina kishte dashur që të infiltrohej në grupe politike në SHBA që të promovonte axhendën e Rusisë, në të njëjtën kohë kur Donald Trump erdhi në pushtet.

Butina është arrestuar në korrik të vitit 2018 në SHBA dhe është dënuar me 18 muaj burgim në prill, pasi ka pranuar se ka mbledhur informacione për Shoqatën Kombëtare të Pushkëve në SHBA dhe grupe të tjera amerikane, nën udhëzimet e një ish-ligjvënësi rus.

Avokatët e saj thanë se rasti i saj nuk kishte të bënte asgjë me spiunazh apo me ndërhyrje në zgjedhje, por dënimi u dha.

Avokati i Butinës, Bob Driscoll, tha se agjentët e migracionit të SHBA-së e kanë shoqëruar atë deri në Rusi.

Presidenti rus, Vladimir Putin ka kritikuar rastin dhe ka thënë se autoritetet në Moskë “nuk e kuptojnë pse u dënua” ajo.

dardania.com

Flash Lajme

Më të lexuarat