Një ish-punonjës i konsullatës i Mbretërisë së Bashkuar, në Hong Kong, ka thënë për BBC se ai ishte torturuar në Kinë dhe se e kishin akuzuar për nxitje të trazirave politike në qytet, informon dritare.net.

Simon Cheng, një qytetar nga Hong Kongu që punoi për qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar për gati dy vjet, u arrestua për udhëtimin 15 ditor në Kinën kontinentale, në gusht.

Burime nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar thonë se ata besojnë se pretendimet e tij, që është rrahur dhe është detyruar të nënshkruajnë pohime.

Mësohet se, Sekretari i Jashtëm britanik Dominic Raab ka thirrur ambasadorin kinez.

“Ne jemi të indinjuar nga keqtrajtimi i turpshëm ndaj Cheng, kur ishte në paraburgim, në territorin e Kinës … dhe ne kemi sqaruar se po presim që autoritetet kineze të rishikojnë dhe të mbajnë përgjegjësi për ngjarjen,” tha Raab për BBC .

Autoritetet kineze nuk i janë përgjigjur kërkesës së BBC për koment, megjithëse mediet shtetërore kanë shkruar më parë që Cheng u arrestua për prostitucion./E.B-dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All