Aktori amerikan, fitues i shumë çmimeve, Ron Leibman, i famshëm për rolin e babait autoritar të Rachel Green te serial-filmi “Friends”, ka vdekur në moshën 82-vjeçare.

Agjenti i tij tha se shkaku ishte pneumonia.

Ndërsa ishte më i njohur për rolin e tij në sitcom në SHBA, Leibman pati një karrierë 60-vjecare në televizion dhe filma.

“Ron ishte një aktor tepër i talentuar me një karrierë të shquar në filma, televizion dhe teatër. Mendimet tona shkojnë te bashkëshortja e tij, Jessica (Walter) dhe familja e tij.”,- tha agjenti i tij në një deklaratë, shkruan dritare.net

Lindur në New York në vitin 1937, Leibman fitoi një çmim “Emmy” në 1979 për serinë Kaz, të cilën ai e krijoi, dhe një çmim “Tony” për rolin si Tony Kushner  në “Engjëjt në Amerikë.”

Ai u shfaq në filma të shumtë duke përfshirë “Norma Rae” dhe “Slaughterhouse-Five”.

Por roli i tij si Dr.Leonard Green te serial-filmi “Friends” do të mbahet mend gjithmonë./K.C/dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

Flash Lajme

Më të lexuarat