Një zjarr i madh ka përfshirë një fabrikë çantash ne kryeqytetin indian Dehli, duke u marrë jetën 43 punëtorëve, informon dritare.net.

Zjarri shpërtheu në ndërtesën katër katëshe në një lagje të vjetër të qytetit, ditën e sotme.

Të paktën 100 njerëz flinin brenda në fabrikën që zakonish prodhonte çanta shkolle. Ndërkohë mësohet se më shumë se 60 veta janë shpëtuar, informon dritare.net.

Një shef zjarrfikseje tha se ndërtesa nuk kishte një licencë, dhe po funksiononte në mënyrë të paligjshme. Mediat lokale raportojnë se pronari i fabrikës, i quajtur Rehan, është arrestuar./E.B-dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

Flash Lajme

Më të lexuarat