Një vullkan ka shpërthyer në brigjet lindore të ishullit të Zelandës së Re.

Sipas autoriteteve policore, për shkak të shpërthimit, pesë persona kanë mbetur të vdekur dhe 20 të tjerë janë plagosur.

Ndërkohë, 27 persona rezultojnë të zhdukur.

Policia njofton se në kohën e shpërthimit, rreth 50 persona ndodheshin në afërsi të zonës kur ndodhi shpërthimi në ishullin e Bardhë.

Ishulli i Bardhë është rreth 50 km nga bregdeti lindor i ishullit të Veriut dhe flakët dhe reja e hirtë e vullkanit, ishin të dukshme nga qindra km larg.

Shumë prej të prekurve nga vullkani mendohet të jenë turistë.

Studiuesit e GeoNet kishin regjistruar lëvizje të moderuara vullkanike në ishull për javë me radhë. Vullkanologu Michael Rosenburg deklaroi se javët e fundit kishte pasur një rritje të gazit të squfurit nga thellësia e malit.

Shpërthimi i fundit i madh daton në vitin vitin 2016.

dardania.com

Flash Lajme

Më të lexuarat