Presidenti i SHBA, Donald Trump më herët ka thënë se Koreja e Veriut do të humbë gjithçka nëse sillet në mënyrë armiqësore me SHBA.

Por, Pheniani zyrtar i është përgjigjur ashpër dhe me fuerje Trump, duke e quajtur atë “plak matuf”.

“Kim Jong Un është mjaft i zgjuar dhe do të humbiste shumë, në fakt gjithçka, nëse vepron në mënyrë armiqësore.”=kishte thënë Trump.

|” Kim Jung Un nuk dëshiron të prishë marrëdhënien e tij të veçantë me Presidentin e Shteteve të Bashkuara ose të ndërhyjë në zgjedhjet presidenciale amerikane në nëntor”-kishte shkruar më tej Presidenti Amerikan.

Nga ana tjetër, ish-negociatori bërthamor i Koresë së Veriut, Kim Yong Chol, tha në një deklaratë se vendi i tij nuk ka “asgjë për të humbur”. Ai tha se komentet e presidentit Trump tregojnë qartë se atij i mungon durimi dhe se mund të vijë koha që ne ta quajmë atë përsëri “një plak matuf”./ dardania.com

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All