“Zoti i do të gjithë – madje edhe më të këqijtë prej nesh”. Kjo ishte deklarata e Papa Franceskut, përpara mijëra njerëzve gjatë meshës në prag të Krishtlindjes në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan.

“Ju mund të keni ide të gabuara, ju mund të keni bërë një rrëmujë të plotë të gjërave … por Zoti vazhdon t’ju dOJë”, tha Ati i Shenjtë.

BBC shkruan se kjo deklaratë do të interpretohet nga disa si një referencë ndaj skandaleve të Kishës, përfshirë abuzimin seksual.

Papa Françesku do të kthehet në Bazilikën e Shën Pjetrit më vonë, në Ditën e Krishtëlindjes, për t’i dhënë botës mesazhin tradicional papal.

Në mesin e atyre që morën pjesë në meshë ishin fëmijë të zgjedhur nga vendet përfshirë Venezuelën, Irakun dhe Ugandën.

dardania.com

Flash Lajme

Më të lexuarat