Situata e zjarreve në Australi, vijon të përkeqësohet. Nga shtatori, deri më tani, kanë humbur jetën 10 persona. Termometri ka shënuar temperatura ekstreme. Të paktën rreth 30.000 njerëz, turistë dhe banorë, janë detyruar të ikin nga Gippsland, një ndër zonat më të preferuara për pushime.

Si pasojë e situatës kaotike, spektakli i fishekzjarrëve në disa rajone është anuluar. Përfshirë edhe kryeqytetin australian, Canberra. Por në Sidnej, autoritete deklarua se shfaqja e fishekzjarrëve që merr vëmendjen e të gjithë botës, në natën e ndërrimit të viteve, nuk është anuluar, pavarësisht kritikave të shumta./L.F-dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

Flash Lajme

Më të lexuarat