Është përkeqësuar situata si pasojë e zjarreve masive në Australi. Më e renduar gjendja paraqitet në Victoria dhe New South Wales, ku shtatë persona kanë humbur jetën dhe  17 të tjerë rezultojnë të humbur.

Autoritetet kanë urdhëruar evakuim masiv të banorëve, më i madhi në historinë e rajonit.

Kryeministri i New South Wales ka deklaruar gjendjen e jashtëzakonshme shtatë ditore, e treta e shpallur që prej shtatorit. Videot e postuara në internet tregojnë një situatë apokaliptike, ku automjetet e zjarrfikësve kalojnë nëpër pyje të djegura, kangurë dhe kafshë të tjera që arratisen, njerëz që i drejtohen bregdetit dhe mijëra që kanë mbetur të izoluar në qytetet të shkatërruar tashmë nga zjarret.

Anijet e marinës dhe avionët ushtarakë janë vendosur në ndihmë të operacioneve të shpëtimit dhe për të ofruar ndihmë humanitare për të gjithë ata që kanë nevojë.

Këto pamje ndërkohë vijnë nga Zelanda e Re, e cila është mbuluar nga re tymi që kanë ardhur nga Australia. Qielli dhe bora në male kanë marrë ngjyrë të verdhë.

Që prej nisjes së zjarreve në shtator të 2019, 18 persona kanë humbur jetën dhe mbi 1.200 shtëpi janë djegur si pasojë e flakëve.

dardania.com

Flash Lajme

Më të lexuarat