Forcat e ushtrisë amerikane vranë mëngjesin e së premtes gjeneralin iranian, Qasem Soleimani. Sipas mediave amerikane, gjenerali Soleimani po shkonte me makinë në Aeroportin e Bagdadit, i shoqëruar nga trupa ushtarakë, kur u godit nga një sulm ajror amerikan.


Por kush ishte Qasem Soleimani?

Qasem Soleimani konsiderohej si një hero në Iran, i guximshëm, karizmatik dhe i dashur nga trupat.

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, dikur e kishte quajtur atë një dëshmor të gjallë të revolucionit. Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës e konsiderojnë gjeneralin e lartë të Iranit si një vrasës të pamëshirshëm. Soleimani ishte një figurë tejet e diskutueshme. Ai ishte kreu i Quds Forcës së Gardës Revolucionare, një njësi elitë që merret me operacionet e Iranit jashtë shtetit  dhe që konsiderohej se ishte një organizatë e huaj terroriste nga SHBA-ja.

Qasem Soleimani, është babai i pesë fëmijëve.

Ai filloi të punonte në ndërtim që në moshën 13-vjeçare për të ndihmuar familjen e tij në Iranin jugor. Revolucioni islamik i vitit 1979 në Iran e gjeti atë 22 vjeç. Me zellin e moshës dhe bindjet e tij, ai iu bashkua Gardës Revolucionare që u ngrit për të mbrojtur revolucionin e ajatollahëve.

Ai mori drejtimin e Gardës Revolucionare në fund të luftës Iran-Irak në vitin 1988 para se të bëhej drejtuesi i Forcave Speciale të saj, pikërisht ato “Kuds”.

I përkushtuar tërësisht për mbrojtjen e Republikës Islamike, ai është cilësuar si një “martir i gjallë” në vitin 2005 nga Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei.

Suleimaini është akuzuar nga SHBA-të në vitin 2008 se ishte personi përgjegjës për trajnimin dhe armatosjen e militantëve shiit në Lindjen e Mesme kundër forcave amerikane në Irak./K.C/dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

Flash Lajme

Më të lexuarat